28 Mars 2024

Pingpongistët udhëtojnë në Zenicë duke synuar medalje

Prishtinë, 4 qershor - Pas vështirësive për marrjen e vizave, nesër pingpongistët do të nisen për në Zenicë për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për të rinjë, duke shpresuar në rezultate të mira, e posaçërisht në formën e mirë të Fatih Karabaxhakut dhe Kreshnik Mahmutit.
Në qendrën sportive “Husejin Smajlović” në Zenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës, prej 06-10/06 2018 do të mbahet Kampionati i 26-te Ballkanik për të rinjtë  – për moshat U15 dhe U18

Kosovën në këtë kampionat do ta përfaqësojnë:

A.        Junior
1.       Kreshnik Mahmuti (Lidhja e Prizrenit)
2.       Donat Sinani (Hasan Prishtina) dhe
3.       Shend Raskova (Shkolla)
Trajner Ylli Maloku
B.        Juniore
1.       Alma Mehmeti, (Drita)
2.       Bleona Mehmeti, (Drita)
3.     Lorena Elshani (Shkolla)
Trajner Jeton Azizi
C.        Kadet
1.       Fatih Karabaxhaku, (Lidhja e Prizrenit)
2.       Blendi Hajdari (Lidhja e Prizrenit) dhe
3.       Sylejman Qerkini (Ahmet Hoxha),
Trajner Ylli Bislimi
D.        Kadete
1.       Shega Hashani (Ahmet Hoxha)
2.       Jerina Rexhepi (Ahmet Hoxha)
Trajner Linda Zeqiri
Refer
·         Bashkim Gashi
·         Isak Maxhera
Udhëheqës i ekipit
·         Ridvan Hashani

Kampionati Ballkanik do të organizohet në shtatë disiplina në dy kategori, U15 dhe U18, për të dy gjinitë. Disiplinat që do të zhvillohen janë: garat ekipore, individuale, çifte meshkujsh, çifte femrash dhe çifte te përziera.

Përveç garave sportive do të ketë edhe takime të ndryshme, në të cilat Kosovën do e përfaqësojë antari i bordit të Federatës se Pingpongut të Kosovës Ridvan Hashani.

Lidhur me rrjedhën e këtij kampionati mund te informoheni në linkun: http://www.balkantabletennis.com/youth18.html
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)