25 Qershor 2018

Pingpongistët kosovar në kampionatin ballkanik për të rinjë në Zenicë

Prishtinë, 13 qershor - Edhe përkundër problemeve me pajisje të vizave për  Bosnje e Hercegovinë, me te cilat u pajisem ditën  e fundit, pingpongistët Kosovar morën  pjesë në kampionatin ballkanik për të rinjë për U15 dhe U18 në Zenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kosova u përfaqësua me kadet dhe junior në të dy kategoritë (meshkuj dhe femra).

Lojtarët ditën e parë e filluan shumë mirë, fillimisht në garat ekipore Femrat Juniore fituan ndaj lojtareve të Malit të zi, e pastaj edhe Meshkujt Kadet ishin në prag të fitores ndaj Bullgarisë dhe Serbisë ndaj të cilëve humbën me rezultat të ngushtë 3:2, ndërsa juniorët meshkuj dhe femrat kadete ditën e parë nuk arritën fitore.

Në fazën e dytë Kadetët meshkuj shënuan dy fitore ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë, nga një fitore ekipore shënuan edhe Juniorët meshkuj dhe femra, ndërsa kadetët femra asnjë fitore.
Në fazën individuale të garave në fazën e grupeve nga një fitore e shënuan  Fatih Karabaxhaku dhe Kreshnik Mahmuti, andaj të gjithë lojtarët u plasuan në garat ‘Consolation’ (garat ngushëlluese). Këto gara zhvillohen me sistem eleminimi andaj nga një fitore e shënuan Alma Mehmeti dhe Kreshnik Mahmuti, ndërsa Fatih Karabaxhaku shënoi 4 fitore duke fituar edhe vendin e parë në Consolation për Kadet, ai në finale fitoi nga Serbi me rezultat bindës 3:0.

Në përgjithësi të gjithë lojtarët patën përformancë të mirë, por Fatihu u dallua nga lojtarët tjerë të reprezentacionit pasi arriti 12 fitore nga 15 ndeshje.

Në kampionat po ashtu u mbajte edhe kuvendi i BTTU-së ku u diskutua për shumë çështje të rëndësishme.

Paraqitje shumë të mirë patën edhe dy gjyqtarët, Bashkim Gashi dhe Isak Maxher në ndarje të drejtësisë.

Kampionati i ardhshëm ballkanik do të jetë U21 në Edirne të Turqisë 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018  - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit dhe organizata “Let’s Do It Kosova' te mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojn aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në Gjilani. (Para teatrit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)