18 Prill 2024

Philipp Lahm ka ndërmend të lërë futbollin

Munchen, 7 shkurt - Philipp Lahm ka ndërmend të lërë futbollin pasi të përfundojë ky sezon. Lajmin e jep “Sport-Bild”, që siguron se mbrojtësi i Bayern Munchen ia ka komunikuar këtë vendim klubit.

33-vjeçari mendon se ky është momenti më i mirë për t’u tërhequr dhe për të nisur përgatitjet për karrierën e tij të re, që do të vazhdojë te jetë e lidhur me futbollin.

Lahm ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2018, por që duket se nuk do ta përmbushë. Gjithsesi, kapiteni do të qëndrojë i lidhur me Bayern, duke marrë një rol në drejtimin sportiv të klubit.

Mbrojtësi u tërhoq nga kombëtarja gjermane e futbollit në vitin 2014, menjëherë pasi kishte ngritur Kupën e Botës në Botërorin që u zhvillua në Brazil.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)