09 Mars 2021

Përurohet Palestra Sportive në Deçan

Deçan, 20 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, sot mori pjesë në përurimin e Palestrës Sportive në Deçan, e cila ka kapacitet me mbi 1500 ulëse, ndërsa vlera e investimit është rreth dy milionë euro.

Me këtë rast, Kryeministri Hoti, para të pranishmëve tha se është kënaqësi dhe nder që bashkë me Ministren Dumoshi të jetë në përurimin e kësaj salle të bukur, në këtë vend të bukur dhe në këtë ditë të bukur.

Duke përgëzuar Ministren Dumoshi, e cila me entuziazëm po i çon përpara projektet, Kryeministri Hoti tha se është me interes që sot është kompletuar kjo sallë, e cila është e standardeve ndërkombëtare.

“Deçani dhe komunat tjera, gjithandej nëpër Kosovë po e kompletojnë krejt infrastrukturën sportive për të qenë pjesë e komunitetit sportiv ndërkombëtarë”, tha Kryeministri Hoti, duke theksuar se Deçanit, Pejës dhe kësaj ane nuk i mungojnë sportistët të cilët në shumë sporte e kanë bërë krenarë Kosovën.

Duke uruar sportistët për përurimin e sallës së re, Kryeministri Hoti tha se, bashkë me Kryetarin dhe Ministren, sapo të kalojë situata e pandemisë, do të kthehen për të parë lojëra të bukura në këtë sallë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Mars 2021 - Institucioni i Avokatit të Popullit organizon një tryezë diskutimi në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandime në të cilën do të merr pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Oda e Mjekëve ndan mirënjohje përkujtimore për mjekët që janë ndarë nga jeta gjatë vitit 2020 dhe  institucionet shëndetësore mbështetëse të rajonit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në luftën kundër pandemisë. (Qendra e Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Programi për Drejtësi Komerciale në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo, organizojnë diskutim rreth ngritjes të vetëdijes për bizneset fillestare të sapo themeluara dhe sipërmarrësit e rinj me fokus në drejtësinë komerciale, pjesa e sistemit të drejtësisë që siguron çasjen e bizneseve në drejtësi. (Innovation Centre Kosovo -https://www.facebook.com/ickosovo, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit në të cilën do të merr pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. (Salla e sporteve në kazermën ''Adem Jashari'', ora 10:45)   

- Partia Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për anulimin edhe të pesë vendvotimeve tjera. (Gjykata Supreme e Kosovës, ora 11:00)