29 Mars 2024

Perisiqi mund te ik nga Interi për 50 milionë euro

Milano, 26 prill - Ivan Perisiq mund të largohet nga klubi italian, Inter gjatë afatit kalimtar të verës.

Mediat italiane shkruajnë se kroati mund të ikën nga ‘Nerazurët’, por vetëm për çmimin 50 milionë euro.

Top-klubet angleze, Manchester United, Arsenal, Chelsea e Liverpool, por edhe dy klubet gjermane, Wolfsburg e Borussia Dortmund janë në garë për ta blerë Perisiqin.

Reprezentuesi i Kroacisë me Interin ka kontratë deri në vitin 2020, por thuhet se lojtari mund të ndahet me internistët për të nisur një eksperiencë të re në futbollin evropian.

Siç raportojnë mediat italiane, Interi do të pranonte shitjen e kroatit për shifrën 50 milionë euro.

Perisiq është pjesë e Interit që dy vjet, ndërsa këtë sezon të garave, ai ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë tetë asistime në 31 ndeshjet e këtij edicioni në Seria A. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)