25 Prill 2024

Perez dëshiron të bindë Wenger që të transferohet në Madrid

Madrid, 5 prill - Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez dëshiron të bindë trajnerin aktual të Arsenal, Arsene Wenger që të transferohet në Madrid, por jo për të bërë detyrën e trajnerit, post që aktualisht mbahet nga një tjetër francez, Zinedine Zidane.

Sipas të përditshmes sportive “AS”, oferta e numrit një të Real Madrid, në adresë të trajnerit aq shumë të anatemuar nga tifozeria e “Topçinjve” është që Wenger të mbulojë rolin e Drejtorit Sportiv te “Los Blancos”.

Trajneri 67-vjeçar i Arsenal, raportohet se është shumë i preferuar nga padroni i Real Madrid, për vetë aftësinë e francezit në zbulimin e talenteve nëpër botë.

Për këtë do të dëshironte ta kishte në stafin e tij, me qëllim që të rrisë edhe më shumë vlerën e klubit madrilen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)