29 Mars 2024

Pepe braktis Realin e Madridit

Madrid, 6 qershor - Do të duhej një libër i tërë për të numëruar ofendimet, që tifozët kundërshtarë të mbrojtësit Pepe kanë adresuar ndaj futbollistit portugez në La Liga.

Lojtari i Realit të Madridit ka qenë protagonist me ndërhyrje të dhunshme, grintë në kufijtë e ekstremit, e madje ka dëmtuar shpeshherë dhe futbollistët e të njëjtit ekip.

Tashmë veterani i prapavijës së “galaktikëve” ka vendosur të largohet nga Real Madrid, në një transfertë pa kosto këtë verë, pas plot një dekade me të njëjtën fanellë.

34-vjeçari numëron 334 ndeshje me skuadrën “merengues”, e gjatë kësaj kohe ka ndihmuar Realin të marrë 3 tituj kampionë në Spanjë, si dhe 3 trofe në Champions League.

Pepe zyrtarizoi largimin nga “Los Blancos” në mënyrën më të mirë, pas një triumfi fantastik në Kardif ndaj Juventusit. Portugezi humbi në ndeshjet e fundit betejën me Varane dhe Nacho për të qëndruar në linjën e mbrojtjes, e tani ndaj tij kanë vërshuar shumë oferta.

Milan, PSG, por mbi të gjitha klubet angleze kërkojnë shërbimet e mbrojtësit, që mbetet popullor mes tifozëve të “Los Blancos”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)