28 Mars 2024

Paulo Dybala shërohet nga koronavirusi

Torino, 7 maj - Klubi italian i futbollit Juventusi ka bërë të ditur se se sulmuesi i tij argjentinas Paulo Dybala është shëruar nga koronavirusi.

Klubi italian thotë se dy analizat e fundit të Dybala-së për COVID-19 dolën negative.

Javën e kaluar u raportua se analizat e Dybala-së për sëmundjen dolën përsëri pozitive, pas disa javësh testimesh.

Futbollisti i "Juventusit" tha se ishte i përqendruar në stërvitje gjatë izolimit në shtëpi, pavarësisht se kishte COVID-19.

"Juventusi" dhe shumica e klubeve të tjera të "Serie A" kanë rinisur stërvitjet individuale këtë javë, përpara se të fillojnë sërish stërvitjet ekipore më 18 maj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)