19 Mars 2024

Parma nënshkruan kontratë me mesfushori sllovak, Juraj Kucka

Parma, 16 janar - Pas 18 muajsh në tokën turke, ku u aktivizua me skuadrën e Trabzonsporit, mesfushori sllovak Juraj Kucka rikthehet sërish në Itali, por këtë herë për të veshur fanellën e skuadrës emiliane të Parmës.

Klubi që u ngjit këtë sezon në Serinë A dhe që ka befasuar me paraqitjet në fazën e parë, ka vendosur t’i bëjë një dhuratë trajnerit D’Aversa, për gjysmën e dytë dhe më të rëndësishme të kampionatit.

Mesfushori 31-vjeçar është një njohës i mirë i kampionatit italian, pasi ka luajtur për 4 sezone me Genoan dhe dy të tjerë me Milanin, duke u aktivizuar për një total prej 181 ndeshjesh, ku ka shënuar edhe 13 gola.

Në njoftimin e shpërndarë nga klubi i Parmës, për blerjen e mesfushorit sllovak, thuhet se Kucka ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2022 dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 87.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)