20 Shkurt 2019

Palestra Sportive në Samadrexhë do të përfundoj brenda këtij viti

Vushtrri, 4 korrik - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot vendpunishten e Palestrës Sportive në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë. Gjatë kësaj vizite, ministri Gashi u takua me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Pas inspektimit të punimeve, ministri Gashi në një prononcim për media u zotua për sigurimin e fondeve për finalizimin e projektit brenda këtij viti.

“Ka qenë një projekt i paraparë në faza për tri vite por jemi të përkushtuar që ta përmbyllim brenda këtij viti si dhe do të zotohemi që t’i sigurojmë buxhetin  e nevojshëm për finalizimin e këtij projekt."

"Sipas projektit dhe sipas organit mbikëqyrës janë edhe rreth gjysmë milionë euro që do t’i sigurojmë për ta përfunduar këtë projekt. Ne një pjesë të mjeteve e kemi të siguruar por sigurisht që edhe me rishikim të buxhetit por edhe alternativa të tjera jemi zotuar që këtë punë ta përfundojmë këtë vit dhe fondin do ta sigurojmë deri në tetor dhe nëntor ta kemi të gatshëm për finalizimin e projektit”, u shpreh ministri Gashi.

Ai po ashtu nga organet mbikëqyrëse kërkoi që t’i intensifikojnë punimet: “ Ne kemi kërkuar sot nga organet mbikëqyrëse që t’ intensifikojnë punimet dhe unë i inkurajoj kryetarin e Komunës edhe drejtoreshën që të jenë çdo ditë në vizitë te ky objekt në mënyrë që të informojnë për dinamikën e punimeve”.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahiri, tha se “ky është një projekt kapital sportiv për qytetin e Vushtrrisë i cili është i domosdoshëm për të rinjtë, për sportistët e komunës sonë që do të jetë në funksion të zhvillimit të sportit. Fshati Samadrexhë është i njohur për sportin, për hendbollin në veçanti. Besoj që shumë shpejt do të kompletohet e që Ministria të përgjigjet shumë shpejt me fonde që të përfundohet dhe kompletohet objekti”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)