18 Tetor 2019

Palestra Sportive në Istog do të përfundojë në 6 mujorin e parë të këtij viti

Prishtinë, 25 shkurt - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Palestrën Sportive në Istog, ku ka takuar hendbollistët e Istogut.
 
Ai tha se vizita e tij në Istog është për të u zotuar se kjo palestër sportive do të përfundoj në 6 mujorin e parë të këtij viti i cili ka qenë projekt i stërzgjatur.

“Janë këto projekte që nuk janë përfunduar dhe kanë stërgjatë shumë që ka 13 vite që filluar një dramë e paarsyeshme që ky projekt nuk ka përfunduar për sportistët e sportdashësit dhe hendbollistët e Istogut që kanë tregu sukses të mirë dhe do zotohem që ky projekt do përfundoj në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019, mjetet financiare janë të siguruara, kërkova nga kompania që në qershor ta dorëzoj palestrën dhe ne të ia dorëzojmë komunës dhe sportdashësve”, tha Gashi.

Gashi u zotua që në qershor të këtij viti palestra do të jetë e gatshme për të u vë në funksion.

“Është investim kryekëput i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe besoj se do jemi të vendosur që për këto 5 muaj që kanë mbet këtë palestër të ia dorëzojmë Komunës së Istogut”, tha Gashi.

Gashi tha se prioritet i MKRS është të përfundojnë gjitha projektet me kohë që kanë filluar.

“Ne gjatë këtij viti gjitha palestrat që kanë filluar vite më parë janë duke përfunduar si në Shtime dhe Rahovec që i kemi dorëzuar dhe kjo do të jetë palestra e radhës që këtë palestër të ua dorëzojmë autoriteteve komunale”, tha Gashi.

“E vërtetë që ka qenë një stërzgjatje e panevojshme por secili ministër i ka prioritetet e veta dhe e imja është kjo që ta dorëzojmë me kohë”, tha ai.

Gashi tha se MKRS po i ndihmon të gjitha klubet që po tregojnë sukses dhe rezultate.

“Momenti kur klubi hendbollistik i vajzave hyri në 16-shen më të mirën në Evropë i kemi taku dhe i kemi mbështetë me nevojat e tyre si klub dhe klubet që kanë suksese e rezultate jemi duke i mbështetë drejtpërdrejtë”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)