16 Nëntor 2018

Palestra në Greme, ndër projektet më moderne

Ferizaj, 11 shtator - Grema e Ferizajit do të bëhet me palestër sportive. Për këtë sot, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, së bashku më Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin të shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Ferizajit Agim Aliu, kanë venë gurthemelin për ndërtimin e sallës sportive.

Për ndërtimin e këtij objekti sportiv, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë mjete financiare në vlerë prej 1 milion e 200 mijë euro gjatë vitit 2018. Ky projekt kapital u vlerësua se është i rëndësisë së veçantë dhe me interes të jashtëzakonshëm për qytetarët e Gremës dhe vendbanimeve përreth.

Ministri Gashi u shpreh se është shumë i lumtur që ky projekt filloi dhe sot po vendoset ky gurëthemel.

 “Palestra në Greme është njëra ndër projektet më moderne që po financohet nga buxheti  i shtetit, më saktësisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në infrastrukturën sportive. Ky projekt kapital që do të financohet nga MKRS do ketë kosto 1 milion e 200 mijë euro dhe do ta përfundojmë deri në fund të vitit 2019”, tha ministri Gashi. 

Ai po ashtu tha se Komuna e Ferizajt vitin e ardhshëm do të bëhet edhe me Qendrën Multifunksionale Kulturore, Rinore dhe Sportive.

Ministri theksoi se “Qeveria e Kosovës dhe unë si ministër jemi të përkushtuar që të përmirësojmë infrastrukturën sportive në vend".

“Të rinjtë tanë kanë talente të jashtëzakonshme, kemi detyrim që tu krijojmë mundësi të zhvillimit të aftësive të tyre me qëllim që sukseset, nëpër të gjitha disiplinat sportive, mos të na mungojnë”, përfundoi ministri Gashi.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se është i lumtur që po finalizohet ky projekt. “Ky fshat e meriton më së shumti sepse ka taksapaguesit më të mëdhenj të Republikës së Kosovës”.

Po ashtu edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, u shpreh se po ndihet mirë që banorët e Gremes po bëhen me një qendër të tillë sportive. “Tashmë Ferizaj është kryeqendër e zhvillimit ekonomik dhe Gremja është vendbanim i zhvillimit ekonomik.”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 nëntor 2018 - Mbahet takimi i radhës i Grupit Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Zyra e BE-së dhe Këshilli i Evropës do të bashkëorganizojnë një konferencë në kuadër të projektit të përbashkët kundër Krimit Ekonomik e cila do të përqëndrohet në rezultatet e vlerësimit pajtueshmërinë e Kosovës me standardet evropiane dhe ndërkombëtare në fushat e anti-korrupsionit, pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:15)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për avancimin e shërbimeve sociale. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Universiteti “Isa Boletini” nga Mitrovicë në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Mosisiu” nga Durrësi organizojnë konferencën ndërdisiplinore ndërkombëtare "Vazhdimësia historike dhe ndryshimi: Ballkani në kontekst evropian dhe global". (Kampusi i ri i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti do të mbajë takim informues me Drejtorët Komunalë të Arsimit në Republikën e Kosovës ku do të shpaloset Programi Nacional për Rininë. (Hotel International në Veternik, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon ceremoninë solemne për projektet e përzgjedhura për financim në kuadër të Thirrjes së Parë të Programit IPA BNK Mali i Zi – Kosovë 2014-2020. (Hotel International Prishtina, ora 12:00)

- Shfaqet për gazetarë premiera vendore të filmit të metrazhit të gjatë “Nëntori I ftohtë/Cold November” me regji të Ismet Sijarina ku pas shfaqes se filmit do të zhvillohet një konferencë për media ku prezent do të jenë disa prej protagonisteve kryesor. (Cineplexx në Albi Mall, ora 12:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat mban takim me punëtorët e Llamkosit. (Salla e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore te Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Drenasit. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës së qarkores së Gjakovës. (Rruga Gjakovë - Prizren, ish Fabrika e Elektromotorëve, ora 14:00)

- Muzeu i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Moti i Madh” kushtuar Heroit të Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. (Muzeu i Kosovës, ora 18:00)