23 Prill 2024

OSBE organizon turnirin e basketbollit për juniorë

Prishtinë, 1 korrik - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë edicionin e dytë të turnirit dhjetëditor të basketbollit për juniorë, nga 1 deri 11 korrik 2017, në Qendrën Rekreative në Parkun e Gërmisë  në Prishtinë.

Rreth 110 djem e vajza të moshës 13 deri 16 vjeçe nga komunitete të ndryshme, si dhe anëtarë të klubeve të basketbollit të juniorëve nga Prishtina, Gjakova, Prizreni, Vushtrria dhe Shtërpca do të mblidhen së bashku për trajnime dhe ushtrime të teknikave të basketbollit nën mbikëqyrjen e trajnerëve të akredituar nga Prishtina dhe Beogradi. Ata do të ndahen në dy grupe, ku grupi i parë do të ushtrojë nga 1 deri 5 korrik, ndërsa grupi i dytë nga 6 deri 10 korrik.

Krahas stërvitjeve të basketbollit, pjesëmarrësit gjithashtu do të marrin pjesë në punëtori tematike që kanë për qëllim promovimin e dialogut, tolerancës, besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes të rinjve. Punëtoritë do të kenë në fokus qytetarinë aktive, vullnetarizmin, pjesëmarrjen publike përmes sportit, të drejtat e të rinjve, diversitetin dhe veprimet dhe mundësitë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit. Ato do të ofrohen nga ekspertë të Misionit të OSBE-së, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, UNICEF Innovations Lab, si dhe të organizatave Play International dhe Peer Educators Netëork.

Turniri i basketbollit do të përfundojë me ndeshjet gjysmëfinale dhe finale. Grupi i parë do të garojë më 4 korrik në sheshin Zahir Pajaziti duke filluar nga ora 19:30, ndërsa grupi i dytë më 10 korrik në terrenet e basketbollit në Parkun Germia.

Turniri është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe sektori privat, si dhe është i hapur për publikun.

Hapja zyrtare e turnirit do të bëhet sot në Qendrën Rekreative të Gërmisë duke filluar nga ora 14:00. Ngjarja do të hapet nga Christopher Tuetsch, Drejtor i Departamentit të Demokratizimit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Dardan Sejdiu, Zëvndëskryetar i Komunës së Prishtinës dhe trajnerët Bekim Maxhuni dhe Milosh Obrenoviq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)