19 Prill 2024

OSBE mbështet aktivitetet për shënimin e Ditës kundër Diskriminimit

Prishtinë, 7 tetor - Rreth 160 fëmijë dhe 50 vullnetarë nga radhët e komuniteteve të ndryshme do të marrin pjesë në një ngjarje sportive që mbahet sot, nën organizimin e OJQ-së PlayInternational, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Fondacionit Rockefeller Brothers.
 
Kjo ngjarje sportive e dedikuar për promovimin e respektit, tolerancës dhe lojës fer në mes të rinjve është ngjarje unike në të cilën mblidhen fëmijë dhe të rinj të komuniteteve të ndryshme nga mbarë vendi për çdo vit me rastin e Ditës kundër Diskriminimit.

Nëpërmjet një programi që ngërthen aktivitete dhe lojëra të dizajnuara enkas për këtë qëllim, pjesëmarrësit nga 11 komuna të ndryshme do t’i thyejnë barrierat midis komuniteteve të ndryshme dhe do të mësojnë për njëri-tjetrin duke lozur së bashku dhe duke bashkëpunuar në fushëlojë në një mjedis pozitiv dhe shumetnik.

Këtë ngjarje sportive do ta hapin znj. Ana Larderet, Shefe e Misionit në Kosovë për PlayInternational; Ambasadori Jan Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë; si dhe Xhevat Bajrami, Drejtor i Departamentit për Rini pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)