19 Prill 2024

Organizohet xhiro e shtate e superliges dhe liges se pare në Pingpong

Prishtinë, 6 maj - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizohet sot javen e fundit e garave ekipore të Superligës dhe Ligës së parë të Kosovës në Pingpong.

Në xhiron e shtatë, të fundit për këtë sezon, në Superligën e Kosovës na presin shumë përballje interesante, e mbi të gjitha derbi ndërmjet Prishtinës dhe ‘Lidhjes së Prizrenit’, që do të luftojnë për vendin e dytë për sezonin vjeshtor si dhe për mundësinë që të mbesin në ‘luftë’ për vendin e parë ekiporë për vitin 2017.

A do të mundin talentet e ri të Prizrenit të mposhtin përvojën e talenteve nga Prishtina, na mbetet të shohim në derbin që do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë, në sallën e pingpongut duke filluar nga ora 10:00.

Sot po ashtu do të zhvillohen edhe xhiroja e fundit për Ligën e Parë të Kosovës. Elting Kosova tanimë ka siguruar vendin e parë për sezonin pranveror pa asnjë humbje, e po ashtu edhe Sharri që ka vetëm një humbje, e sot do të përballet me Vllaznimin e Gjakovës që nuk kanë startuar mirë këtë sezon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)