19 Korrik 2018

Nisin proceduat për shpronësim në Bërnicë për klubin e futbollit të femrave

Prishtinë, 29 mars - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 38-të të radhës, ka marrë vendim për dhënien e autorizimit Klubit të Futbollit Kosova që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për kryerjen e veprimeve përgatitore për shpronësimin e pronës së paluajtshme në Bërnicë të poshtme, zona kadastrale 71914024.

Me këtë rast, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi është shprehur se “me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e Sportit në Republikën e Kosovës, sot në mbledhjen e Qeverisë, propozova marrjen e Vendimit për dhënien e Autorizimit Klubit 'Kosova' për kryerjen e punëve përgatitore me qëllim të përgatitjes së dokumentacionit për shpronësimin e parcelave numër 1190, 1191, 1192, 1193, 1194 dhe 1189 në Bërnicë të poshtme zona kadastrale 71914024”.

“Me këtë vendim, krijohen mundësi në investimet infrastrukturore për sportin në përgjithësi, dhe sportit femëror në veçanti”, ka vlerësuar ministri.

Në ekspozenë e tij, në Mbledhjen e Qeverisë, ministri Gashi, ka arsyetuar se Klubi i femrave i Futbollit “Kosova” në këtë zonë ka pjese që i ka shfrytëzuar që nga viti 2000 dhe i cili ka bërë investime të vazhdueshme për zhvillimin e sportit në përgjithësi, dhe sportit femëror në veçanti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Korrik 2018

 - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema nesër do të vizitojë studentët të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Universitetin e Prishtinës. (Kampusi i UP-së, ora 9:00)

- Bëhet nënshkrimi i kontratave dhe shpërndarja e tyre për të rinjtë përfitues të shpalljes së fundit nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për Edukim Jo-Formal. (Kabineti i ministrit Kujtim Gashi. ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Parkun Arkeologjik Ulpiana ku do të njoftohet me ecurinë e punimeve që po ndërmerren nga Instituti Arkeologjik. (Parkun Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)

- Kryetari Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti gjashtë mujor i Gjykatës Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Objekti i Gjykatës Themelore të Gjilanit, ora 13:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi viziton kompaninë “Albi Group”. (Albi Mall, Veternik, ora 13:00)  

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin për avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Federatën e Xhudos në Pejë ku në një ceremoni të organizuar do t’u ndajë ceqet xhudisteve Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Driton Kuka. (Federata e Xhudos në Pejë, ora 14:00)

- Kosova 2.0 organizon një bisedë tëshkurtër me temën “diaspora” për të njohur realitetet komplekse dhe shumë-shtresore të kosovarëve qëjetojnë jashtë shtetit. (Innovation Centre Kosovo, ora 18:00)