25 Qershor 2018

Neymar të operojë ashtin e këmbës së djathtë

Paris, 1 mars - Paris Saint German (PSG) ka bërë të ditur se Neymar do të operojë ashtin e pestë të këmbës së djathtë.

Pasi qe Neymar do të operohet, do të mungojë të martën e ardhshme ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Lajmi është njoftuar nga PSG, e cila njofton se Neymar do të udhëtojë drejt Brazilit, atje edhe ku do të operohet.

“Stafi mjekësor i PSG-së në bashkëpunim me atë të Kombëtares së Brazilit kanë vendosur: Në marrëveshje me lojtarin është vendosur që të shkohet me opsionin e operimit. Neymar do të operohet në Brazil nga DR Rodrigo Lasmar, i shoqëruar nga profesori Saillant i PSG-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës franceze.

Pas operimit, Neymarit do t’i duhen rreth dy muaj që të rikthehet në fitnesin e plotë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018  - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit dhe organizata “Let’s Do It Kosova' te mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojn aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në Gjilani. (Para teatrit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)