25 Qershor 2018

Neymar rrezikon 6-8 javë jashtë fushave

Praris, 28  shkurt - Braziliani i Paris Saint German, Neymar do të qëndrojë nga 6 deri në 8 javë jashtë fushave të lojës dhe nuk mund të zbresë në fushë në takimin e kthimit me Real Madrid.

Dëmtimi që pësoi të dielën 26-vjeçari në kavilje ka rezultuar i rëndë dhe megjithëse për momentin janë përjashtuar mundësitë e ndërhyrjes kirurgjikale, sulmuesi nuk është në gjendje të luajë.

Trajneri Unai Emery ka konfirmuar se janë të pakta mundësitë që ai të jetë kundër Real Madrid. Shumë më i prerë është babai i futbollistit, i cili ka përcaktuar një ndërprerje të aktivitetit për të paktën 6 javë.

Në një intervistë për ESPN në Brazil, ai konfirmoi se “duhen të paktën 6 deri në 8 javë për rikuperimin e tij”.

Neymar ka shënuar 29 gola në 30 ndeshje të luajtura me PSG, që kur u bashkua me francezët në verën e këtij viti për shifrën rekord të 222 milionë eurove.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018  - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit dhe organizata “Let’s Do It Kosova' te mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojn aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në Gjilani. (Para teatrit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)