14 Dhjetor 2017

Neymar largohet nga Barcelona për shkak të Messit

Barcelonë, 22 shtator - Jeremy Mathieu, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe sot i Sportingut të Lisbonës, beson se Neymar shkoi në Paris Saint-Germain për të dalë nga hija e Lionel Messit.

Futbollisti brazilian u transferua nga Barcelona në Paris këtë verë për një shumë rekorde prej 222 milionë euro. Neymar ka një fillim të mrekullueshëm në PSG, ku në gjashtë ndeshje shënoi pesë gola dhe pesë asistime.

Mathieu, i cili u largua nga Barcelona një muaj para Neymarit, beson se braziliani iku nga Barça për ta arritur Messin dhe për të fituar Topin e Artë.

"Në asnjë moment njerëzit nuk mendonin se do të largohet nga Barcelona, por ky është futbolli, ishte vendimi i tij. Mendimi im është se ai u largua nga Barca sepse ishte pas Messit dhe mendoj se dëshiron të fitojë Topin e Artë dhe aktualisht është i lumtur në Paris, sepse shënon gola", tha futbollisti francez.

Mathieu konsideron se Messi është lojtari më i mirë në botë, pa marrë parasysh se disa konsiderojnë të jetë Cristiano Ronaldo nga Real Madridi, rivalit më të madh të Barcelonës.

"Nuk e njoh personalisht Ronaldon, por ata janë dy lojtarë të ndryshëm, të dy kanë stilin e tyre, por unë e njoh Mesin dhe e di çfarë lojtari është. Ai është më i miri", thotë Mathieu.

Mbrojtësi me përvojë karrierën e filloi në Sochaux dhe vazhdoi në Toulouse. Ai u transferua nga Franca në Spanjë në vitin 2009 kur nënshkroi për Valencian.

Pas pesë vitesh ai u transferua në Barcelonë, ndërsa këtë verë dhe u transferua në Sporting Lisbon. Mathieu ka pesë paraqitje në fanellën e kombëtares franceze në futboll.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Dhjetor 2017 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, do të takojë Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me seli ne Vjenë ku do te bisedoj lidhur me gjendjen aktuale të përputhshmërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, nga ana e Kosovës. (Ndërtesae Kuvendit, salla N-303, ora 9:00)

- Ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth zbatimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe Marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë;. (Ndërtesae Kuvendit, salla N 302, ora  10:00)

- Caritas Kosova do të dhurojë 25 shtretër me dyshekë dhe komodina, donacion për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Objekti i Klinikës së Kirurgjisë, ora 11:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të fillojnë me nënshkrimin e Peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- ARDA organizon ceremoninë e hapjes së Panarit Dimëror në Prishtinë. (Sheshi Skënderbeu, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndajres së certifikatave për 200 të rinj për pjesëmarrjen e tyre në trajnimin “Ndërmarrësi për të rinjtë e Kosovës”. (Ish Instituti i Historisë, tani ndërtesa e administratës së UP-së, afër Institutit Albanologjik të Kosovës, ora 11:30)

- Mbahet një konferencë për media lidhur me deklaratën e përbashkët të dhjetëra subjekteve joqeveritare për Projekt-ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës, i cili është duke u draftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe parashihet t'i dërgohet Kuvendit të Kosovës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj takim me punonjësit e Administratës Tatimore të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarise Hulumtuese, BIRN Kosova, ne bashkepunim me Qendren e Avokimit per Kulture Demokratike, ACDC, do te organizoje nje koktej rasti per ceremonine e ndarjes se çmimeve per 3 storiet me te mira gazetareske, ne kuader te iniciatives se perkrahur nga Ambasada Holandeze ne Kosove. (Kafe-librari, Dit' e Nat', 18:00)

-  Hapet ekspozita "Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja" me fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës gjatë luftës së vitit 1999, të autorit Fatos Lubonja. (Modelariumin e Arkitekturës mbrapa Ministrisë së Arsimit, ora 19:00)