10 Prill 2021

Neymar do të firmosë shumë shpejt kontratën e re me PSG

Paris, 4 shkurt - Neymar Jr është i lumtur te Paris Saint Germain madje është i gatshëm të rinovojë kontratën me kampionët e Francës.

Në një intervistë ylli brazilian zbuloi se do të firmosë shumë shpejt kontratën e re me parizienët, ndërsa vuri në duke edhe një dëshirë të tijën atë për të patur shok skuadre Lionel Messin sezonin e ardhshëm këtë herë te PSG, ndërkohë që foli edhe për objektivat me Parisin në këtë sezon.

“Unë motivohem nga fitoret që kam arritur në karrierën dhe jetën time. E di se çfarë do të thotë të fitosh Champions League. Dua të luaj një tjetër finale me PSG, jam i bindur që një gjë e tillë do të ndodhë.

E ardhmja? Nuk ia dal të shoh shumë ndeshje të Premier League, por më kanë treguar se atje luhet një futboll shumë fizik, njësoj ndodh edhe në Francë“, deklaroi Neymar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)