20 Prill 2024

Neuer, është rikthyer në fushën e stërvitjes

Munich, 27 mars - Mbrojtësi ekstrem i kombëtares gjermane të futbollit, Manuel Neuer, është rikthyer në fushën e stërvitjes gjashtë muaj pas një frakture në këmbë.

Klubi i Bayern Munich, për të cilin luan Neuer, njoftoi se ai kishte marrë pjesë në dy seanca nga 10 minuta me një trajner fitnesi dhe rehabilitimi, ndërsa po hidhte një hap tjetër të rëndësishëm drejt rrugës së shumëpritur të rikthimit të tij në fushë.

Portieri gjerman, i cili në po të njejtën ditë mbushi 32 vjeç, postoi një video të shkurtër në “Facebook” me titullin: “E mrekullueshme, në fushë për herë të parë pas kaq kohësh.”

Kapiteni i Gjermanisë dhe i Bayern Munich pësoi një frakturë në këmbën e tij në muajin shtator, por shpreson të kthehet në fushë përpara përfundimit të sezonit të klubit duke u bërë pjesë e Kupës së Botës në Rusi, që fillon më 14 qershor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)