27 Maj 2019

Nënshkruhen rregulloret për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve

Prishtinë, 7 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar rregulloren për kategorizimin e sporteve dhe rregulloren për kategorizimin e sportistëve dhe trajnerëve.

Këto dy dokumente normative përcaktojnë rregullat, kriteret dhe procedurat për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve në Republikën e Kosovës.

Konkretisht, rregullorja për kategorizimin e sporteve përcakton mënyrën e kategorizimit të sporteve, ndarjen e sporteve në grupe, kriteret për kategorizim të sporteve dhe procedurat e ankimimit.

Në bazë të kësaj rregulloreje sportet në Republikën e Kosovës ndahen në katër grupe, të ndara me shkronja “A” deri në “D”, dhe në këto grupe përfshihen federatat në bazë të grumbullimit të pikëve. Grupi “A”, ngërthen në vete federatat që kanë grumbulluar 70 pikë e më tepër, grupi “B”, 50 – 69,99, pikë, në “C” hyjnë federatat që arrijnë të grumbullojnë 30 – 49,99 pikë ndërkaq grupi i fundit “D”, i përfshin federatat të cilat kanë grumbulluar deri në 29,99 pikë.

Gjithashtu, rregullorja i përcakton kriteret për kategorizimin e federatave. Federatat kombëtare të cilat organizojnë brenda vitit gara ndërkombëtare do të kenë bonus 10 pikë dhe 5 pikë nëse organizojnë ndonjë kampionat evropian ose botëror, ndërsa do të kenë bonus një pikë nëse organizojnë ndonjë garë rajonale (Kampionat Ballkanik).

Federatat poentohen edhe në bazë të sukseseve në garat ndërkombëtare, nëse arrijnë të fitojnë medalje. Detajet janë të shpjeguara në rregullore.

Ministri Kujtim Gashi u shpreh se këto rregullore mundësojnë lehtësimin e menaxhimit të sportit në vend dhe shmangin paqartësitë eventuale për federatat e sportit.

“Procesi i kategorizimit të sporteve dhe sportistëve, i rregulluar përmes këtyre rregulloreve, kanë për qëllim të nxisin menaxhmentet e federatave kombëtare të angazhohen dhe të fokusohen edhe më shumë që përmes veprimeve të duhura adekuate të rrisin cilësinë dhe prezantimin sa më të suksesshëm të sportistëve dhe masivizimin e sportit.

Ndërsa rregullorja për kategorizimin e sportistëve dhe trajnerëve e përcakton se këto kategori duhet të jenë pjesëtarë të federatave kombëtare të njohura nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe të licencuara në MKRS.

Si kriter kryesor për kategorizimin e sportistëve dhe trajnerëve janë medaljet e fituara në Lojëra Olimpike dhe Paraolimpike, kampionate botërore, evropiane, mesdhetare e ballkanike. Rregullorja përcakton edhe kriteret për kategorizimin e sportistëve të rinj si dhe thirrjet e sportistëve dhe trajnerëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 maj 2019 - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakic pritet me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes ku edhe do te takohet me Gjeralin e FSK-se Rrahman Rama. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 9:00)

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në ngjarjen e nisjes të fazës së dytë të projektit Harmonizimi i Arsimit me Tregun e Punës. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në hapjen e ditës Olimpike në Ferizaj. (Ferizaj, ora 9:30)

- Në organizim të Komitetit Olimpik të Kosovës e në bashkëpunim me DKRS-në dhe me Drejtorinë e Arsimit të komunës së Mitrovicës do të organizohet Dita Olimpike e Kosovës dhe me këtë rast do të mbahet një vrapim në të cilin do të marrin pjesë të gjithë nxënësit e moshës 11 vjeçare të shkollave fillore të qytetit të Mitrovicës. (Sheshi “Adem Jashari” në Mitrovicës, ora 9:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 9:35)

- Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha takohet me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakic. (Kabineti i Ministrit të Mbrojtjes, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala shqyrton Plotësim-ndryshimin e kërkesës për buxhet si dhe formimin e grupeve hetuese në kuadër të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, sallën N 303, ora 10:00)

- 25 kompani vendore që kanë dhënë shërbimet në ndërtimin e autostrades Arben Xhaferi protestojnë për shkak të mos kryerjes se pagesave ndaj këtyre kompanive për punën që kanë kryer. (Para kampit Bectel & Enca në Ferizaj

-  Kuvendi Komunal në Deçan mban mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me zbatimin e vendimit të Gjykatës  Kushtetuese dhe pasojat për Zhvillimin  Ekonomik të Komunës së Deçanit. (Salla e Asamblesë Komunale, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Këshillit Gjyqësor, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin nga North Atlantic, të prirë nga zv.presidenti ekzekutiv Damon Wilson. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:10 - vetëm pamje)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të zhvilloj vizitë në Komunën e Ferizajit me ç’rast do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve kapitale. (Komuna e Ferizajt, ora 10:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi mban konferencë për media. (Ambientet e Komunës, ora 11:00)

- Drejtori për Buxhet dhe Financa i Komunes se Gjilanit, Zijadin Maliqi mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, bashkë​ me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit për herë të parë në Kosovë, të Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave në nivel vendi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi bashk me kryetarin e Komunës së Ferizajit Agim Aliu, vizitojnë punimet e Qendrës Multifunksionale në fshatin Greme. (Fshati Greme, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik. (Fshati Planejë, Komuna e Prizrenit, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ambasadori Christian Heldt do të mbajnë fjalë rasti gjatë inaugurimit të Katedrales së Novobërdës të restauruar rishtaz. (Novobërdë, afër Kalasë, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës së Shtabit Lokal. (Baran- Komuna e Pejës, ora 16:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës së Betejës së 29 Majit. (Vranoc, ora 16:50)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës së betejës së 29 Majit. (Kryshec, ora 17:10)