15 Gusht 2018

Nehat Çitaku zgjidhet nenkryetar i Unionit Mesdhetar te Pingpongut

Halmstad, 3 maj - Kryetari i FPPK-se, Nehat Çitaku gjatë kongresit të Unionit Mesdhetar te Pingpongut të mbajtur dje në Halmstad të Suedisë, në mënyrë unanime është zgjedhur nënkryetar i MTTU-se.

Kryetar i MTTU-se është zgjedhur italiani z. Renato Di Napoli kurse Sekretar Gjeneral z.Savaś Ertufan nga Turqia.

Tani selia e MTTU kalon në Rome ku së shpejti do mbahet takimi i pare i Bordit të sapo zgjedhur të MTTU-se
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2018 - Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit do të mbajë konferencë për media lidhur me aprovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit nga Parlamenti i Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës prezanton platformen e re dixhitale në kuadër të transparencës komunale "Kontratat e hapura". (Salla e Kuvendit komunal në objektin e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes për Bashkim se Valon Murati mban një konferencë për media lidhur me qendrimet e Lëvizjes për negociatat Kosovë - Serbi.  (Selia Qendrore e Lëvizjes për Bashkim ora 14:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton lokacionin ku po zhvillohen punimet në ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i cili do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore që kanë të bëjnë me fëmijët. (QKUK, ora 14:00)

- Ne kuader te Festivalit Anibar prezantohet Aisha Madu me një program special. (Kinema “Jusuf Gërvalla” ora 14:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon ekspozitën e artistit pamor Yll Xhaferi, të titulluar “Scrolling”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 19:00)