28 Mars 2024

Në Mitrovicë shënohet Dita Olimpike e Kosovës

Mitrovicë, 23 qershor - Më shumë se 100 filloristë nga disa shkolla të qytetit të Mitrovicës, të lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kanë marrë pjesë në vrapimin e mbajtur në shënim të Ditës Olimpike të Kosovës, që u organizua sot në Mitrovicë nga Komiteti Olimpik i Kosovës së bashku me Komunën e Mitrovicës.

Në këtë aktivitet i pranishëm ishte kryetari i komunës, Agim Bahtiri, drejtori i Arsimit, Skender Avdiu, mësimdhënës të shkollave fillore si dhe pjesëmarrës të tjerë.

Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, pasi ka përshëndetur të gjithë nxënësit e kësaj gare tha se komuna e Mitrovicës është duke punuar mjaft shumë në promovimin e sporteve dhe mbështetjen e aktiviteteve sportive në territorin e saj, sepse të rinjtë, sporti dhe kultura janë promovuesit më të mirë të paqes në botë.

Në fund u ndanë edhe medale për garuesit e vegjël në dy kategori, për meshkuj dhe femra. Në kategorinë e meshkujve medale morën, Rron Karakashi, Ensar Bajrami dhe Nderim Sahiti. Ndërkaq, në kategorinë e femrave me medale u shpërblyen, Alketa Hajrizi, Jeta Muzliukaj dhe Erika Mustafa.

Ndryshe, vrapimi që u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me DKRS-në dhe Drejtorinë e Arsimit të komunës së Mitrovicës, u mbajt nga sheshi “Adem Jashari”, përgjatë sheshit “Mehë Uka” dhe deri tek sheshi “Isa Boletini".


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)