25 Prill 2024

Napoli interesohet për Denis Suarez

Napoli, 29 gusht - Sipas “Corriere dello Sport”, Napoli është i interesuar për të përforcuar skuadrën me një prej lojtarëve të Barcelonës.

Bëhet fjalë për mesfushorin Denis Suarez, një futbollist që i pëlqen shumë trajnerit Maurizio Sarri.

Napoli ka gjithë verën që e kërkon spanjollin, por Barcelona nuk ka pranuar asnjë ofertë. Gjithsesi, sipas “El Mundo Deportivo”, klubi katalanas tashmë e sheh veten në nevojë për të larguar futbollistë pas blerjes së Ousmane Dembele dhe ndoshta Coutinho.

Por, nëse nuk do të blejë dot Suarezin, Napoli do të përqendrohet te Oleksander Zinchenko, lojtar i Manchester City i cili sezonin e kaluar luajti me PSV Eindhoven.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)