19 Prill 2024

Murinjo-Baloteli, evitohet kontakti fizik

Milano, 18 shkurt - Përjashtimi i Mario Balotelit nga sfida më e rëndësishme e vitit, ajo që Interi luajti dje kundër Çelsit në Champions, nuk është thjesht një zgjedhje teknike.

Marrëdhënia e sulmuesit me trajnerin Zhoze Murinjo ka arritur në gradën e fundit. Mediat italiane flasin për një zënkë me tone të larta ndërmjet trajnerit dhe lojtarit në qendrën stërvitore të Pinetinas, madje të dielën, ndërmjet palëve për pak sa nuk pati kontakt fizik.

Por, episodi që la “SuperMarion” jashtë ekipit, vetëm dy orë përpara nisjes në Londër, ishte provokimi i 19-vjeçarit në stërvitjen e së hënës. Murinjo ia ka komunikuar vendimin e tij Moratit dhe Brankës, të cilët e kanë mbështetur.

Duket se sjellja e ditëve të fundit nga Baloteli ka nervozuar skuadrën dhe drejtuesin e stolit zikaltër. Klubi e ka cilësuar si provokim zgjedhjen e talentit të përfaqësueses U-21 italiane që të punësojë si menaxher Raiolën, njeriun që largoi Ibrahimoviç drejt Barcelonës.

Në kohën kur skuadra ishte e grumbulluar për sfidën me Katanian, ata të dy u fotografuan duke darkuar. Ndërsa të dielën në mëngjes, përplasja me teknikun portugez ka qenë e fortë: pas qortimeve të Murinjos, Baloteli është përgjigjur keq, ndërsa nuk munguan fjalët e ashpra.

Në fund për nga renditja është ngjarja e së hënës: sapo mbërriti në fushën stërvitore, Baloteli e ka tepruar me shakatë rreth faktit që Milani rihapi kampionatin, duke thënë “po ju kapim” (lojtari njihet si tifoz i Milanit). Madje, ka edhe nga ata që pretendojnë se Mario ka kënduar himnin e skuadrës kuqezi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)