27 Prill 2018

MRKS subvencionin pesë federata të sportit

Prishtinë, 4 prill - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po vazhdon me nënshkrimin e memorandumeve me federatat e sportit të Kosovës.

Në vazhdën e mbështetjes financiare për sportin e vendit, ministri Kujtim Gashi ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi me Federatën e Volejbollit të Kosovës, Federatën e Karatesë të Kosovës, Federatën e Kick-Boksit të Kosovës, Federatën e Auto Sporteve të Kosovës dhe Federatën e Mundjes të Kosovës.

Federata e Karatesë u mbështetë financiarisht me 116 mijë e 803 euro për të cilën nënshkroi kryetari Ismet Krasniqi. Me 212 mijë e 842 euro u mbështet Federata e Volejbollit dhe për këtë federatë memorandumin e nënshkroi kryetari Abedin Ibrahimi.

Për Federatën e Kick Boksit memorandumin për mbështetje financiare në vlerën e 35 mijë e 420 eurove e nënshkroi kryetari i federatës Fatmir Makolli.

Federata e Auto Sporteve u mbështet me 37 mijë e 950 euro dhe për të nënshkroi kryetari i federatës Imset Rexhepi.

Ndërkaq për Federatën e Mundjes nënshkroi kryetari i federatës Naim Muja dhe u mbështet me mbi 46 mijë euro.

Ministri Gashi tha se me këto memorandume krijohen lehtësira që federatat të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë, të pavarura dhe në funksion të avancimit të mëtejmë të sportit të Kosovës.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e federatave e përgëzuan ministrin Gashi për punën që po  bën në fushën e sportit, sidomos me memorandumet, me çka ndihmohet shumë veprimtaria e federatave dhe e sportit në përgjithësi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Prill 2018 - Ministria e Zhvillimit Ekonomi organizon konferencë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK. (Ndërtesa e AUK, rruga për Gërmi, ora 9:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vendos lule tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur. (Përballë Kuvendit të Kosovës, ora 9:30)

- Mbahet ushtrimi i fundit i Shpatës së Argjendtë i cili do të zhvillohet në praninë e Vizitorëve të shquar dhe kryetarëve të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse (Kampin Pomozatin, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mabahet debat parlamentar për personat e pagjetur. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në nderim të viktimave në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 11:40)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës organizon tubimi përkujtimor. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Tubimin Qendror Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)

- Mbahet ushtrimi i fundit i Shpatës së Argjendtë i cili do të zhvillohet në praninë e vizitorëve të shquar dhe kryetarëve të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse. (Aeroporti Ushtarak në Sllatinë, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Meje të Gjakovës. (Meje të Gjakovës, ora 12:00)

- Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, të premten, më 27 prill 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e liderëve rajonalë që mbahet në Shkup, në kuadër të procesit të Brdo Brijunit. (Shkup, ora 16:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 20:00)