21 Gusht 2018

Mourinho rinovon kontratën me United deri në vitin 2020

Manchester, 25 janar - Jose Mourinho ka rinovuar kontratën e tij me Manchester United deri në vitin 2020.

Lajmi vjen një ditë përpara se trajneri portugez të mbushë 55 vjeç dhe të drejtojë ndeshjen numër 100 në pankinën e “Djajve të Kuq”.

“Jose ka arritur shumë gjëra si trajner i Manchester United dhe jam shumë i lumtur që të lajmëroj se ka pranuar të zgjasë lidhjen e tij me klubin të paktën deri në vitin 2020”, tha zv/presidenti ekzekutiv i klubit anglez, Ed Woodward.

Mourinho kishte kontratë deri në vitin 2019 me United dhe kontrata e re e zgjat vetëm me një vit marrëveshjen që u firmos në verë të vitit 2016.

Vetë portugezi tha: “Është nder të jesh trajner i Manchester United. Falenderoj pronarët e klubit që kanë vlerësuar punën time të madhe dhe përkushtimin tim. Jam i lumtur që besojnë se unë jam trajneri ideal për këtë klub të madh”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2018  - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon manifestimin qendror, kushtuar festës së Kurban - Bajramit Xhamine e Madhe në Prishtinë. (Xhamia e Madhe në Prishtinë, ora 5:10)

- Me rastin e festës së Kurban - Bajramit, Ditën e parë, kryesia e e Bashkësisë Islame të Kosovës, si tradicionalisht organizon pritje përurimi. (Selia e Kryesisë, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 9:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Selia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 10:30)

- Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të bëjë dorëzimin e dhuratave si donacionit në vlerë prej 7.500 euro për 250 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. (Klinika e Pediatrisë, ora 12:30)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të shpërndajë dhurata për 70 fëmijë te SOS Fshatit në vlerë prej 2.450 euro. (SOS Fshati, ora 13:30)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë në Graqanicë. (Lagja rome në Graqanicë, ora 18:00)