29 Mars 2024

Mourinho interesohet për Gareth Bale

Manchester, 7 gusht - Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk ka hequr dorë nga interesi i tij për të marrë sulmuesin e real Madridit, Gareth Bale.

Nesër në Shkup takohen për Superkupën e Evropës Manchester United me Real Madrid.

“Nëse Bale do të luajë nesër, ky do të jetë një sinjal që ai ka objektiv që të vazhdojë me Realin”, theksoi portugezi në një konferencë shtypi, raporton ANSA.

“Por, nëse Bale ndodhet është i gatshëm që të largohet, unë do të pres dhe do të luftoj me trajnerë të tjerë për ta marrë”, është shprehur ai.

Mourinho tha se “është entuziast që të luash ndaj kampionëve të Evropës, është një nder, pasi Real Madridi është një skuadër me histori dhe trofe”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)