29 Mars 2024

MKRS pezullon aktivitetet kulutrore, ato sportive mund të zhvillohen pa shikues

Prishtinë,  12 mars - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një komunikate për media ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se pas vendimit të Qeverisë për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga COVID-19, i njohur si Corona Virus, ka marrë vendim për pezullimin e aktiviteteve kulutrore dhe ato sportive.

"Të gjitha aktivitetet kulturore, shfaqjet teatrale, koncertet, ekspozitat e artit dhe aktivitetet tjera që ndodhin dhe realizohen nga institucionet qendrore të kulturës dhe të trashëgimisë, të cilat janë në varësi të ministrisë, ku ka prezencë të publikut, pezullohen deri në njoftimin tjetër të radhës që do ta bëjë MKRS-ja."

"Të gjitha aktivitetet, ndeshjet e tubimet sportive mund të zhvillohen pa praninë e publikut."

"Këto masa të cilat janë ndërmarrë nga MKRS-ja janë në kuadër të pikës 5 të vendimit të Qeverisë së Kosovës. Konkretisht kjo masë nënvizon se Aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura/pa praninë e publikut si: ngjarje/tubime sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër", thekson MKRS.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)