20 Prill 2019

MKRS përkrahë sportistë e trajnerë në shumën mbi 70 mijë euro

Prishtinë, 21 mars – Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Komitetin Paraolimpik të Kosovës, Federatën e Minigolfit të Kosovës, me shtatë sportistë dhe katër trajnerë të dalluar dhe që kanë korrur rezultate. Shuma e përgjithshme e kësaj përkrahje është mbi 70 mijë euro.

Sipas memorandumeve të nënshkruara Komitetit Paraolimpik mbështetet me shumën prej 25 mijë euro, Federata e Minigolfit mbështetet financiarisht  në vlerë prej 10 mijë euro.

Ndërkaq, sportisti Musa Hajdari mbështetet financiarisht në vlerë prej 2250 euro, Orges Arifi mbështetet me 2250 euro, sportistja Fortesa Orana mbështetet me 3000 euro, Herolind Nishefci me 9000 euro, sportistja Adelina Rama mbështet me 3000 euro, sportisti Blondin Pakashtica mbështet me 2250 euro dhe Donjeta Sadiku mbështet me mjete financiare në vlere prej 1875 euro.

Kurse, trajneri Nazmi Gashi me 1,500 euro, trajneri Zijadin Kryeziu mbështetet me 1125 euro, trajneres Shqipe Zogjani i janë ndarë për mbështetje shuma në vlerë prej 8250 euro dhe trajneri Besim Brahimi u mbështet me 937.50 euro.

Me këtë rast ministri Gashi tha se qëllimi i mbështetjes financiare për sportistë është bërë në bazë të kategorizimit dhe se MKRS është e angazhuar që t’i përkrah sa më shumë sportistët dhe trajnerët e tyre për t’i nxitur ata që të punojnë edhe më shumë që t’i realizojnë objektivat dhe planet e tyre për vitin 2019.

“Këto memorandume përveç se janë një stimulim janë edhe një argument që shteti po u qëndron afër sportistëve, trajnerëve dhe federatave sportive në mënyrë që ato të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë, të kenë mbështetje e pavarësi financiare dhe të realizojnë aktivitetet e planifikuara ashtu që sporti i Kosovës të avancohet edhe më shumë, ngase Kosova posedon shumë talente në sport”, u shpreh ministri Gashi.

Ndërsa përfituesit nga kjo mbështetje e falënderuan ministrin Gashi dhe stafin e MKRS-së për punën e mrekullueshme që janë duke e realizuar. Ata u zotuan se Kosovën do ta përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze kudo që marrin pjesën nëpër gara, brenda dhe jashtë vendit. Ata thanë se do të fokusohen në ngritjen e cilësisë në sportet e tyre përkatëse me të cilat merren. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)