29 Mars 2024

MKRS nënshkruan memorandume bashkëpunimi me federatat sportive

Prishtinë, 3 prill - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi edhe me gjashtë  federata tjera sportive.

Federata e Gjimnastikës mbështetet financiarisht me 47 mijë e 850 euro, për të cilën nënshkroi kryetari i federatës, Besim Halilaj. Me Federatën e Minigolfit u nënshkrua memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare në vlerën e 12 mijë e 800 euro. Për këtë federatë nënshkroi kryetari i federatës, Lavdim Zyylfiu.  Federata Aeronautike e përfaqësuar nga kryetari i federtatës, Shkëlqim Krasniqi, mbështetet me 32 mijë e 120 euro.

Në emër të Federatës së Shigjetarisë, kryetari i federatës, Agron Mala, nënshkroi memorandumin për përkrahje financiare në vlerë mbi 67 mijë euro. Po ashtu Federata e Atletikës, mbështetet financiarisht me mbi 85 mijë euro. Për këtë federatë nënshkroi kryetari i federatës, Halil Sylejmani. Ndërkaq për Federatën e PingPongut,  kryetari i kësaj federate Nehat Çitaku, nënshkroi memorandumin me vlerë financiare prej 72 mijë eurove.

Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi, tha se po punon që duke përkrahur financiarisht këto federata, të ndihmohet sporti i Kosovës.

Ndërkaq, drejtuesit e federatave përkatëse vlerësuan se kjo formë e bashkëpunimit mes MKRS-së dhe federatave të tyre u mundëson menaxhim më të mirë të mjeteve financiare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)