19 Prill 2024

MKRS mbështet sportisten Donjeta Sadiku me mbi 12 mijë euro

Prishtinë, 21 prill - Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me sportisten Donjeta Sadiku.

Mbështetja financiare për sportisten Sadiku në vlerën prej 12 mijë e 300 euro, bëhet për shpenzimet e përgatitjes së sportistes për Kampionatin Botëror në Nju Delhi-Indi.

Ministri Gashi tha se angazhimi i tij për të mbështetur sportistët nuk do të ndalet dhe se kjo bëhet me qëllim të përkrahjes së talenteve të rinj të cilët me punën e tyre të suksesshme, po arrijnë që të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në mënyrë të denjë nëpër kampionate të ndryshme ndërkombëtare.

Ndërkaq, sportistja Donjeta Sadiku, falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen e tij dhe tha se ajo do të punojë maksimalisht që nga Kampionati Botëror në Nju Delhi-Indi, të kthehet me medalje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)