28 Mars 2024

MKRS mbështet financiarisht sportisten Gentiana Beqa

Prishtinë, 26 prill - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim në kabinetin e tij, sportisten Gentiana Beqa.

Në këtë takim, mes MKRS-së dhe sportistes Gentiana Beqa është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare e sportistes Gentiana Beqa për periudhën buxhetore Janar-Dhjetor 2018, në realizimin e objektivave dhe synimeve të saj, rrjedhimisht duke zbatuar politikat programore të Ministrisë në fushën  sportit.



Ministri Gashi tha se “ky memorandum u nënshkrua në vazhdën e memorandumeve për mbështetjen financiare të sportistëve të cilët kanë nevojë për mbështetje për zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe akteve tjera nënligjore të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit “.

Sportistja Beqa u shpreh e kënaqur me nënshkrimin e këtij memorandumi dhe falënderoi ministrin Kujtim Gashi për mbështetjen e vazhdueshme që po iu jep sportistëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)