20 Janar 2021

MKRS mbështet Federatën e Shahut me 11 mijë euro

Prishtinë, 3 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Shahut të Kosovës, Nysret Avdiu. Në këtë takim, mes Ministrisë dhe Federatës u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes financiare të Federatës së Shahut të Kosovës për blerjen e pajisjeve të shahut. Sipas këtij memorandumi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e mbështet Federatën e Shahut të Kosovës me 11 mijë euro.

Ministri Gashi, pas nënshkrimit të memorandumit tha se “ky memorandum u nënshkrua bazuar në kërkesën e Federatës së Shahut për blerjes e pajisjeve me qëllim të zbatimit të politikave të sportit të Republikës së Kosovës në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe për realizimin e objektivave shtetërorë të ndërkombëtarizimit të sportit të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.

Ai po ashtu u shpreh i gatshëm që të vazhdoj në mbështetje të Federatës me qëllim të avancimit të sportit të shahut dhe të krijimit të kushteve të favorshme për sportistët të cilët merren me këtë sport.

Ndërkaq kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Nysret Avdiu, falënderoi ministrin Gashi për realizimin e kërkesës së Federatës që të mbështetet financiarisht në blerjen e pajisjeve të shahut. Ai tha se “kjo mbështetje financiare ka rëndësi të madhe sepse ndikon shumë në lehtësimin e punës për të gjithë ata që merren me këtë sport”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca e parë gjyqësore me rastin e padisë për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të bëjnë përurimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Dy Dëshmorët e Zhurit”. (Fshati Zhur, ora 10:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Brahim Krusha për Keqpërdorimi seksual te personave nen moshën 16 vjeçare. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon me moton "E para SHBA-ja" ku do të festohet inaugurimi i Presidentit të 59 të SHBA-ve Joe Biden dhe zëvëndes Presidentës Kamala Harris. (Restauranti "Liburnia" në Prishtinë, ora 12:00)   

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Albert Ramadni për çështjen penale të vrasjes së rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Mbahet seanca për rastin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj. (Gjykata Themelore në Pallatinë e Drejtësisë, 13:30)