19 Prill 2024

MKRS-ja investon 600 mijë euro për Stadiumin në Viti

Prishtinë, 17 mars - Në vazhdën e investimeve të shumta nëpër komunat e Kosovës, që për qëllim kanë përmirësimin e infrastrukturës sporteve në vend, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vitisë, qëllimi i të cilit është përkrahja financiare për projektin “Ndërtimi i Stadiumit në Viti. “

MKRS-ja do të investojë në këtë projekt 600 mijë euro, ndërsa Komuna e Vitisë 200 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, u shprehën se ky investim, ka një rëndësi të madhe për këtë komunë, sidomos për sportistë e saj.

Shala dhe Haliti më tej e vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Vitisë, edhe në projekte tjera të rëndësishëm, të cilat, siç u tha, me finalizimin e tyre, do të ndikojnë dukshëm në krijimin e  kushteve më të mira për sportin dhe kulturën në këtë vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)