23 Maj 2019

MKRS investon tri projekte në Rahovec në vlerë mbi 2 milionë euro

Prishtinë, 18 prill - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur dje në ambientet e MKRS-së në Prizren kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifin.

Në këtë takim, mes MKRS-së dhe Komunës së Rahovecit u nënshkruan tri memorandume bashkëpunimi.

Me anë të memorandumeve të nënshkruara, Ministria përkrah financiarisht Komunën për projektet: “Ndërtimi i Palestrës së Sportit në Krushë të Madhe – Rahovec” me 1 milion e 50 mijë euro, “Rregullimi i Stadiumit të Futbollit në Ratkoc – Rahovec” me 550 mijë euro dhe “Renovimi i Stadiumit të Futboollit në Komunën e Rahovecit” gjithashtu me 550 mijë euro.

Mjetet financiare për këto projekte që do të implementohen gjatë viteve 2019-2021 do të ndahen në tri periudha kohore.

Me këtë rast, ministri Gashi tha: “Po punojmë që në çdo komunë të Kosovës sportistët të kenë hapësirat e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve të tyre dhe do të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore për të gjithë sportistët në vend.

Edhe sot nënshkruam tri memorandume bashkëpunimi me Komunën e Rahovecit për tri projekte shumë të rëndësishme për sportistët e kësaj komune”.

Ndërkaq kryetari i Komunës, Smajl Latifi, u shpreh shumë i kënaqur për përkrahjen e Ministrisë për të rinjtë e kësaj komune dhe falënderoi ministrin Gashi për punën dhe angazhimin e tij në mbështetje të sportistëve në vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 maj 2019 - Instituti për Politikë të Jashtme të Kosovës organizon konferencën "Politika  e Kosovës në këndveshtrim shkencor." (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Riinvest organizon konferencën “Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e bizneseveve”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese dhe Internews Kosova do ta publikojnë Raportin Vjetor të Monitorimit të Gjykatave për vitin 2018. (Ambientet e objektit A të Pallatit të Drejtësisë, ora 10:00)

- Themelohet Shoqata e Inovacionit Financiar, nga institucione financiare jo-bankare. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Anulohet - Forumi Ballkanik organizon tryezën rajonale "Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor". (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e radhës të titulluar Indeksi i Zhvillimit të Sektorit të Prodhimit, ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e sektorit të prodhimit. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- E Ngarkuara me Punë Coleen Hyland do të flasë me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të partnerit implementues të USAID-it Qendrës për Arsim të Kosovës dhe 7 komunave. (Hoteli Emerald, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të organizojë ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për sportistët dhe trajnerët. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hernmarck - Ahliny. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Aleanca Kroosvare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë "Taksa 100% a është ekonomike a politike kundër Serbisë". (Zyret e AKB-së, ora 13:00)

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut. (objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)