19 Prill 2024

MKRS investon 450 mijë euro për ndërtimin e stadiumit në Lipjan

Prishtinë, 25 prill - Në vazhdën e investimeve në sport, që për qëllim kanë përmirësimin e infrastrukturës në vend, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit, me qëllim mbështetjen financiare për projektin “Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit “Sami Kelmendi”, në të cilin projekt, MKRS-ja do të investojë 450 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, me këtë rast u shprehën se ky investim kapital ndihmon zhvillimin dhe avancimin e futbollit në Lipjan.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja po punon në shumë drejtime, që të ndihmojë komunat për përmirësimin e infrastrukturës sportive, në mënyrë që të krijohen kushte të volitshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit, sidomos në këtë fazë kur futbolli i Kosovës është ndërkombëtarizuar.

Kryetari Ahmeti e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen që i ka dhënë Lipjanit, dhe u shpreh se ky projekt është i një rëndësi të posaçme për futbollin e kësaj komune. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)