16 Prill 2024

MKRS investon 300 mijë euro në ndërtimin e stadiumit në Radavc

Pejë, 28 mars - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Pejës, kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum u nënshkrua me qëllim të mbështetjes financiare në realizimin e projektit:“Ndërtimi i Stadiumit në Radavc”.

Për ndërtimin e stadiumit në Radavc të Pejës, MKRS-ja do të investojë 300,000,00€ (treqind mijë euro). Ky projekt pritet të realizohet  gjatë viteve 2017/18.

Ministri Kujtim Shala tha se ky investim për realizimin e këtij projekti bëhet me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe ngritjes së cilësisë së kushteve për të rinj dhe sportistë.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, u shpreh se ndjehet i kënaqur që projekti për ndërtimin e Stadiumit ne Radavc të Pejës, u nënshkrua sot. Ai shprehu falënderim për ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë Komunës së Pejës në krijimin e hapësirave të nevojshme për aktivitetet sportive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)