20 Shkurt 2019

MKRS i ofron klubit Prishtina 10 hektarë për shfrytëzim në Bërnicë e Poshtme

Prishtinë, 21 janar - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuar nga ministri Kujtim Gashi dhe klubi i futbollit F.C. “Prishtina”, përfaqësuar nga Remzi Ejupi, kanë nënshkruar kontratë për shfrytëzim të pronës së paluajtshme, përmes së cilës Klubit të Futbollit Prishtina i jepet në shfrytëzim për afat prej 40 viteve parcela në Zonën Kadastrale Bërnicë e Poshtme me një sipërfaqe prej 100000 m² (10 hektarë).

Shfrytëzuesi i parcelës, F.C. “Prishtina” do ta shfrytëzoj këtë hapësirë për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe ndërtimin e fushave sportive dhe kampusit sportiv deri më 31 dhjetor 2059.

Me këtë rast, ministri Gashi u shpreh se ofrimi i kësaj hapësire për klubin e kryeqytetit vjen për shkak të nevojës që ka kryeqyteti për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar aktivitetet e ndryshme sportive, me theks futbollit.

“Ndjehemi jashtëzakonisht të kënaqur që u mundësua deri tek kjo fazë, kur po i ndajmë 10 hektarë sipërfaqe klubit të futbollit ‘Prishtina’, për shfrytëzim, si një mundësi tepër e madhe për ta që ndërtojnë fusha dhe kampus sportiv, si dhe të zhvillojnë aktivitetet e tyre në këtë pjesë. Bërnica e poshtme do të jetë adresa e re e sportit në kryeqytetin e Republikës së Kosovës”, tha mes tjerash ministri Gashi.

Ndërkaq, përfaqësuesi i F.C. “Prishtina, Remzi Ejupi e falënderoi ministrin Gashi për kontributin dhe angazhimin e treguar në këtë proces i cili është i rëndësisë së veçantë për klubin, futbollistët dhe sportistët kryeqytetas në përgjithësi.

“Është një sukses i madh për sportistët e Prishtinës dhe i shpreh mirënjohjen ministrit Gashi dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahjen që kanë treguar. Me dhënien në shfrytëzim të kësaj hapësirë, do të krijohen mundësi të reja për sportin në kryeqytet”, tha Ejupi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Hivzi Krasniqi, Radio Kosova mban Tubim Përkujtimor. (Kino ABC, ora 12:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)

- Lëvizja mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)