31 Mars 2020

MKRS do të bashkëpunojë ngushtë me Federatën e Ping Pongut

Prishtinë, 15 shkurt - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Presidenten e Federatës Ndërkombëtare të Ping Pongut, Petra Sörling, Ivo Goran Munivrana - Zëvendës i Unionit Europian të Ping Pongut, Kryetarin e Federatës së Ping Pongut të Kosovës (FPPK-së),  Nehat Çitaku dhe anëtarin e Bordit të FPPK-së, Kastriot Orana.

Ministrja Dumoshi diskutoi me krerët e ping pongut ndërkombëtar e vendor për fuqizimin e këtij sporti në Kosovë.

Ministrja Dumoshi theksoi se Ministria që ajo drejton do të bashkëpunojë ngushtë me Federatën e Ping Pongut në Kosovë që sukseset e talentëve kosovarë në ping pong të ngritën lart e më lart.

Ministrja Dumoshi i informoi gjithashtu për planet që ka MKRS-ja për zhvillimin e sportit në Kosovë duke u fokusuar në masivizimin e tij dhe ngritjen e cilësisë në sport.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e sportit ndërkombëtar dhe evropian e uruan ministren për marrjen e detyrës dhe presin nga ajo që të ketë bashkëpunim dhe përkrahje me drejtuesit e ping pongut

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2020

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës dhe masat e marra  nga Qeveria e Kosovës për këtë kategori të punëtorëve. (Objekti i ish Gërmisë tani ATK, nga ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku do të pronocohet Nënkryetarja së Kuvendit. znj Arbërie Nagavci. (Në hyrjen e Gjykatës Kushtetuese, ora 14:30) 

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)