22 Janar 2021

Ministrja Dumoshi i ndau mirënjohje alpinistes Mrika Nikçi

Prishtinë, 6 janar - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi priti në takim alpinisten Mrika Nikçin.

Ministrja Vlora Dumoshi gjatë këtij takimi e përgëzoi alpinisten Mrika Nikçi për sukseset e saj duke thënë se “është kënaqësi e veçantë për mua si Ministre që t'i ndaj mirënjohje një alpinistje të suksesshme siç jeni ju, vajza e parë në botë e cila i ka pushtuar 7 majat më të larta në 7 kontinente ende pa i mbushur 18 vite”.

“Puna dhe angazhimi juaj është një motivim i madh për rininë e vendit tonë sepse ju keni arritur të dëshmoni se me punë dhe angazhim gjithçka arrihet. Andaj unë po ju dorëzoj këtë mirënjohje si shenjë motivimi shtesë për ju që të vazhdoni tutje dhe të arrini suksese tjera të njëpasnjëshme në të ardhmen”–tha ministrja Dumoshi.

Ndërkaq alpinistja Mrika Nikçi u shpreh e lumtur për marrjen e mirënjohjes dhe tha se: “Vlerësimi i punës dhe angazhimit tim nga ana e Ministrisë për mua do të thotë shumë, kjo mirënjohje është një motivim shtesë e cila me shtyn të vazhdoj më tutje”- tha alpinistja Nikçi.

-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në vazhdim të përgatitjes së organizimit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)