29 Mars 2024

Ministri i Sporteve të Italisë synon që me 3 maj të rikthej Serinë A

Romë, 18 mars - Ministri i Sporteve dhe i Politikave për të Rinjtë Vinçenco Spadafora paralajmëroi se kampionati italian Seria A mund të rifillojë në 3 maj.

Pas vendimit të UEFA-s për shtyrjen e të gjitha aktiviteve futbollistike deri në 30 qershor, zyrtari i lartë i qeverisë italiane theksoi se do të shqyrtohet më pas nëse ndeshjet do të luhen apo pa tifozë.

“Besoj se Seria A do të rifillojë në daën 3 maj. Po vlerësojmë mundësinë nëse ndeshjet do të luhen me apo pa tifozë. Urojmë që deri atëherë pandemia e koronavirusit të ndërpritet”, u shpreh për median italiane “TG1” ministri Spadafora.

Sipas kalendarit të Serisë kanë mbetur pa zhvilluar 12 javë, kurse Interi ka dhe një ndeshje më tepër ende pa luajtur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)