29 Mars 2024

Ministri Gashi priti në takim Presidentin e FESU-së, Adam Roczek

Prishtinë, 25 shtator - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim në kabinetin e tij Presidentin e Federatës Evropiane të Sportit Universitar, z. Adam Roczek.

Me këtë rast ministri Gashi tha se “vizita e Presidentit Adam, është pikërisht në kuadër të shënimit të Javës Evropianë të Sportit  dhe ka  për qëllim për të parë nga afër të arriturat si shtet në infrastrukturën sportive.  Është fat i mirë që Kosova ka Federatën e Sporteve Universitare. Dhe ne si Ministri jemi duke i mbështetur fuqishëm federatat sportive” tha ministri Gashi

“Gjatë këtij takimi u konfirmua edhe një herë mbështetja e Federatës Evropiane të Sportit Universitar dhe jemi me fat që tashmë bashkëpunimi me të gjitha Federata Evropiane po rritet dhe bashkërisht do të rrugëtojmë në fuqizimin e rolit tonë në arenën ndërkombëtare sa i përket aktiviteteve sportive”, përfundoi ministri Gashi.

Ndërkaq Presidentin e Federatës Evropiane të Sportit Universitar, z. Adam Roczek tha se“Federata është bërë anëtare me të drejta të plota në EUSA këtë vit pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme dhe jemi krenarë qe e kemi anëtarin e 46-të në Evropë. Gjithashtu është e rëndësishme të përmendet se studentët nga Kosova që prej shumë viteve marrin pjesë në garat që ne organizojmë në ombrellën e EUSA-së dhe medalja e parë është fituar nga studentët prej Kosovës”.

“Vizita ime ne Kosovë nuk është vetëm një vizitë formale por ne do të kemi këtu në punëtori në mënyrë që të ndihmojmë dhe të këshillojmë si të zhvillojmë sportin në universitetet e Kosovës për përfitimet e studentëve, për të mirën e shoqërisë në Kosovë”, shtoi Presidenti Adam.

Kryetari i Federatës Kosovare të Sportit Universitar, Musa Selimi, tha se “Është shumë e rëndësishme ardhja dhe do të jete gërshetim i aktiviteteve tona. Kemi diskutuar rreth mundësisë së organizimit të një ngjarje të madhe sportive evropiane në Kosovë. Morëm mbështetje që në dy vitet e ardhshme të organizojmë një aktivitet”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)