16 Tetor 2019

Ministri Gashi i dorëzon flamurin e Kosovës ekipit 3×3

Prishtinë, 28 qershor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim përfaqësuesen e Kosovës në basketboll 3x3, e cila për herë të parë do të marrë pjesë në gara ndërkombëtare të organizuara nën ombrellën e shtëpisë kryesore të basketbollit evropian dhe botëror FIBA-s.

Për herë të parë në histori të këtij sporti, përfaqësuesja e vendit tonë do të garojë në kualifikimet për Kupën Evropiane, të cilat për reprezentacionin kosovar janë historike.

Kosova do të garojë në kualifikimet për FIBA 3x3 - Europe Cup 2019, që do të mbahet në qytetin Konstanca të Rumanisë më 29 dhe 30 qershor.

Katër basketbollistët kosovarë që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë prestigjioze që mbledh rreth vetes super-ekipe me super-lojtarë nga shtetet e evropiane janë: Albatrit Berisha, Arti Hajdari, Altin Sahiti dhe Arian Mehmeti.

Gjatë këtij takimi ministri Gashi i inkurajoi sportistët pjesëmarrës që të prezantohen sa më suksesshëm në Rumani.

“Ju inkurajoj që të jepni maksimumin dhe të na përfaqësoni në mënyrën më të mirë, sepse pjesëmarrja juaj përfaqëson shtetin e Kosovës dhe çdo arritje e juaja atje është arritje e shtetit të Kosovës” tha ministri Gashi.

“Si Ministri e Sportit po mbështesim në vazhdimësi sportistët të cilët kanë nevojë të përkrahen për zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe akteve të tjera nënligjore të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.

Ministri Gashi i ka dhuruar ekipit një flamur të Kosovës, me shpresë se ky flamur do të ngritet sa më lart në Rumani.

Tutje, ministri Gashi tha se “është nder dhe kënaqësi t’i mbështesim në vazhdimësi ata të cilët po e mbrojnë më së miri flamurin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë po e promovojnë shtetin e ri të Kosovës në të gjitha garat nëpër botë”.

Sportistët e përfaqësueses së Kosovës në basketboll 3x3 e falënderuan ministrin Gashi për pritjen dhe e falënderuan për përkrahjen e vazhdueshme që po jep për sportin në përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019  - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)