03 Mars 2021

Milani nënshkruan me sulmuesin Mario Manxhukiç

Malino, 19 janar - Klubi i Milanit konfirmoi sot nënshkrimin me Mario Manxhukiç në transferim të lirë.

Sulmuesi kroat nënshkroi kontratë me Milanin deri në fund të sezonit me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër, thuhet në deklaratën e klubit.

Fituesi i medaljes së argjendtë në FIFA Kupën e Botës në vitin 2018, Manxhukiç kishte kërkuar një klub të ri që nga vera e kaluar kur u largua nga klubi i Katarit, Al-Duhail.

Ai luajti për disa klube emininente evropiane duke përfshirë skuadrat gjermane Wolfsburg dhe Bayern Munchen, klubin spanjoll Atletico Madrid dhe klubin italian Juventus.

Manxhukiç shënoi 197 gola në 497 paraqitje gjatë karrierës së tij në klube dhe ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 2013 me Bayern Munchen.

Lojtari 34-vjeçar gjithashtu shënoi 33 gola në 89 ndeshje për kombëtaren e tij dhe ndihmoi Kroacinë të arrijë në finalen e Kupës së Botës në vitin 2018.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)