16 Prill 2024

Milani dëshiron dyshen Xheko - Nilmar

Milano, 4 shkurt - Duke pasur parasysh se Milani vuan në repartin e sulmit, drejtuesit e skuadrës nga “San Siro”, që tani janë duke bërë planet për përforcimin e skuadrës së tyre në këtë repart, gjatë afatit kalimtar të verës në vitin 2010.

Sipas mediave spanjolle, Milani së fundmi ka shfaqur interesim për brazilianin e Viljarealit  Nilmar, ndërsa një prej prioriteteve të klubit, gjatë verës mbetet boshnjaku Edin Xheko që luan për Volfsburgun.

Sipas “Cadena Ser”, “rossonerët” tashmë një kohë janë duke e përcjellë sulmuesin e Viljarrealit, Nilmar, i cili te skuadra nga “El Madrigal” për një shumë prej 11 milionë euro arriti verën e kaluar nga skuadra franceze e Lionit.

Leonardo thuhet se ka mendim pozitiv për bashkëpatriotin e tij dhe dëshiron ta ketë atë në radhët e veta në sezonin ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)