05 Prill 2020

Milan Skriniar arrinë vlerën në 90 milionë euro

Milano, 23 shkurt - Mbrojtësi i Interit Milan Skriniar është një “xhevahir” i vërtetë jo vetëm në fushë, por dhe në aspektin financiar.

Media italiane e futbollit “Calciomercato” mëson se drejtuesit zikaltër e kanë rritur vlerën e futbollistit sllovak në 90 milionë euro.

Manchester City dhe Barcelona nuk pranojnë të heqin dorë nga Skriniar, pavarësisht rritjes së kartonit të tij me 25 milionë euro.

Edhe pse verën e kaluar trajneri Antonio Konte refuzoi të shitej Skriniar, këtë herë italiani mund të ndryshojë mendim duke parë shifrën e madhe që Interi mund të përfitojë nga shitja e 25-vjeçarit.

Ndryshe nga Barcelona, e cila heziton të shpenzojë një shifër të konsiderueshme për Skriniarin, Manchester City është i gatshëm të shpenzojë pa problem një shifër të tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Prill 2020

- Me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri mbahet takimi i kryetarëve të komunave të Agjencionit për Zhvillim Rajonal - Lindje më qëllim ndarjen e përvojave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19. (Qendra Operative Emergjente e cila ndodhet në qendrën e studentëve, përkatësisht te kampusi i shkollave të mesme, ora 11:00)