28 Mars 2024

Michael Shumaker, më kopraci në Formula 1

Berlin, 16 mars - Fiton më shumë se të gjithë pilotët, por është i kujdesshëm me portofolin. Michael Shumaker ka kërkuar të mos ta paguajë tarifën e regjistrimit në Shoqatën e Pilotëve.

Gjermani dje në mëngjes nuk ka marrë pjesë në një mbledhje para garës, në pritje për të kuptuar nëse kolegët më të dobët do ta pranojnë atë si ortak, por falas.

Dëshiron të kursejë 1200 euro në vit. Një qëndrim i pakëndshëm, duke marrë në konsideratë që, vetëm nga kontratat, çon në shtëpi 38 milionë euro në vit, përveç faktit se në të kaluarën ka qenë një nga promotorët e GPDA në frontin e sigurisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)