09 Gusht 2020

Messi shpallet lojtari më i mirë në botë

Paris, 2 dhjetor - Sot është mbajtur ceremonia për shpalljen e lojtarit më të mirë në botë, ku këtë çmim e fitoi argjentinasi Lionel Messi.

Përderisa Messi u shpall lojtari më i mirë në botë, ylli tjetër portugez Cristiano Ronaldo e fitoi çmimin për lojtarin më të mirë në Itali.

“Për mua është krenari të jesh lojtari më i mirë në Serie A. Falënderoj shokët e mi lojtarët e Juventusit dhe të gjithë lojtarët që votuan për mua. Viti i kaluar ishte viti im i parë në Itali, një kampionat i vështirë por jam shumë i lumtur. Dhe unë dua ta bëj atë njësoj si vitin e kaluar”, është shprehur portugezi pas fitimit të këtij çmimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)